Lezhë/ Përplasje me pasoja të rënda te “kryqëzimi i Gjadrit”

Një aksident është shënuar pak momente më parë në aksin Lezhë-Shkodër, me pasojë vdekjen e një personi. Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Kryqëzimit të Gjadrit’ në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”. Një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke shënuar vdekjen e të moshuarit 76 vjeç me iniciale N.Gj dhe plagosjen e guas së tij 75 vjeçares me inciale N.Gj, të cilët po udhëtonin me motoçikletë.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit 36-vjeçari me iniciale A.H është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

75-vjeçarja e cila mbeti e plagosur është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.