Lezhë/ Përplasje automobilistike tek ura e Ishullit

Katër persona mësohet se janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës për shkak të një aksidenti automobilistik të ndodhur pak minuta mëparë tek Ura e Drinit.

Moti i lagësht, për shkak të reshjeve të imëta gjatë kësaj pasditeje në Lezhë dhe se vendi ku ka ndodhur aksidenti mbart një rrezikshmëri të lartë në qarkullim rrugor.

Lexoni deklaratën e Policisë Lezhë në lidhje me aksidentin:

Lezhë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodhëshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit