Lezhë/ Përfundon mbledhja e Këshillit, kalojnë listat e përfituesve të rindërtimit

Ditën e sotme në dt 14.10.2020, në orën 13:00, online, është zhvilluar një mbledhje jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Lezhë me këtë rend dite:

1. Projekt vendim për disa ndryshime në VKB nr. 113, datë 26.08.2020 “Për miratimin e lagjeve në fshatra, zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë dhe të kryetarëve të fshatrave në Bashkinë Lezhë”

2. Projekt vendim për miratimin e listave të subjekteve përfitues për grante rikonstruksioni dhe riparimi në banesa individuale dhe ndërtesa pallate për kategoritë DS1, DS2 dhe DS3 të cilëve u është pranuar ankimi ndaj vendimeve të komisioneve të posaçme të vlerësimit

3. Projekt vendim për miratimin e listave të për grante rikonstruksioni për shtëpitë individuale dhe banesa në ndërtesa (pallate) me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3.

4. Projekt vendim për miratimin e listës së subjekteve përfituese për grante rindërtimi për shtëpitë individuale dhe banesa në ndërtesa (pallate) me shkallë dëmtimi DS4 dhe DS5 sipas analizave të thelluara të Institutit të Ndërtimit në Bashkinë Lezhë

5. Projekt vendim për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit të Bashkisë Lezhë nr. 101, datë 30.06.2020 “Për miratimin e listave të përfitueve për grante rikonstruksioni për shtëpitë individuale dhe banesa në ndërtesa (pallate) me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3

6. Projekt vendim për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Bashkisë Lezhë nr. 104, datë 10.07.2020 “Për miratimin e listave të përfituesve për grante rikonstruksioni për shtëpitë individuale dhe banesa në ndërtesa (pallate) me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3