Lezhë/ Paulin Marku: “Fëmijët po braktisin shkollën për t’u bërë lypës!”

Kryetari i PD-së së Lezhës Z. Paulin Marku ka vendosur të mos përfshihet në replikat e njëspanjëshme në distancë midisa aktorëve kryesorë të skakierës politike të Lezhës.

Koha po ecën, e po ashtu edhe intensiteti i retorikës për të fituar sa më shumë terren politik sa vjen e rritet.

Por kryetari i PD-së ka vendosur të mos përfshihet në komentet hidh e prit mbi aktualitetin e ditës, por ka preferuar ta shohë situatën në një kënd më të gjërë, e cila për fat të keq, paralajmëron një të ardhme mjaft të trishtë dhe një plagë që thellohet më tej.

Ja çfarë shkruan Z. Marku:

Ekonomia e dobët po detyron Fëmijët të braktisin shkollën.

Politikanët nuk po interesohen fare për hallet e popullit dhe gjendjen ekonomike në të cilen janë. Shumë fëmijë po detyrohen të braktisin shkollën sot duke vajtur me bageti, duke dalë në rruge duke shitur apo duke lypur shkruan kreu i Partisë Demokratike dega Lezhë ndërsa politikanët interesohen për ta vetem në kohë fushate.

Fëmijët përballë realitetit familjarë dhe shoqëror!

Shoqëria shqiptare pavarësisht fazave të transformimit të saj nuk mund të shmangë pikërisht atë që është themeli i vazhdimësisë së rrugëtimit të saj të gjatë: edukimin e brezit të ri me norma të pranueshme morali, edukatën dhe kulturën e nevojshme për sjellje të qytetëruara në jetë.

Duke u nisur me shkollimin e pamjaftueshëm të tyre, pasi për shkaqe ekonomike detyrohen të braktisin shkollën dhe të merren me bagëtitë,disa të tjerë po shndërrohen në shitës ambulantë për të nxjerrë lekë për familjen ,apo lypës rrugëve të qyteteve.

Ndërsa moshatarët e tyre, të mbështetur nga fati prindërve të pasur me politike apo pa politike, shijojnë jetën me makina, kafe apo vese të tjera që për shumë të tjerë është një ëndërr.. Këto probleme vërtet të thella dhe të dhimbshme po i anashkalojnë politikanët shqiptarë që për fëmijët në nevojë kujtohen vetëm në raste festash apo fushatash elektorale.

Pa këtë të ardhme shoqeria është në rrezik.

Me respekt!

Kryetari i PD Lezhë

P.M