Lezhë/ Patrulla e Shëngjinit gjen 7 vjeçarin e humbur në zonën e Kunes

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

©DVP Lezhë

Menjëherë pas publikimit të lajmit kanë vërshuar komentet falenderuese në drejtim të shërbimit të patrullës.