Lezhë/ Një tjetër jaht gjendet i braktisur në afërsi të Shëngjinit

Një jaht i braktisur është gjendur këtë mbrëmje në afërsi të Shëngjinit.

Jahti është konstatuar nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare. Jahti që është gjetur i braktisur ka një flamur slloven.

Ky është jahti i dytë që gjendet i braktisur në Shëngjin, pasi afro një vit mëparë (Shtator 2019) një tjetër jaht super luksoz u gjet i braktisur në brigjet e Shëngjinit.

Jahti i një viti mëpaër është zbuluar nga një peshkarexhë që e ka rimorkuar për në port. Brenda jahtit 13 metra të gjatë, është gjetur dokumentacioni i rregullt, që i përket një turku.

Ndërkaq, autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me gjetjen e të dhënave për jahtin, kësaj here me flamur slloven.