Lezhë/ Ndërron jetë njëri prej të rinjve të aksidentit në Shëngjin

Fatkeqësisht, përplasja e fuqishme e makinës me motorin ka qënë tragjike.

Endrit Ndreca, 27 vjeçari nga Grykë Manatia ka ndërruar jetë, ndërsa kushëriri i tij ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës.

Në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.N, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve pas njoftimit te ambulancës kjo e fundit ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje. Të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Një tragjedi e rëndë për familjen, dhe një paralajmërim kritik për çdo drejtues mjeti se rrugët tona janë burim konstant aksidenti edhe në shpejtësi normale, kur tejkalohet shpejtësia, apo kur nuk respektohet çdo tabelë e qarkullimit rrugor, atëherë rreziku është prezent në çdo çast.