Lezhë/ Kryedemokrati Basha nga Shëngjini:”Gjithçka blozë!”

Kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij zyrtare për më gjatë se një orë lidhjen live në bashkëbisedim me operatorë turistikë në Shëngjin.

Sektori i turizmit është gropë në Shëngjin, vetëm fundjava ka dhënë pak frymëmarrje ndërsa ditët e tjera siç shprehet edhe sipërmarrësi Dritan Kondakçiu, ndërsa ditët e tjera të javës janë shkretim i plotë.

Vetë Basha, në vijim të bashkëbisedimit është shprehur se Shëngjini është një bregdet i rrallë për nga bukuria, por ekonomia dhe ndihma për turizmin dhe gjithçka tjetër këtu është blozë, për shkak të mos marrjes së ndihmës për turizmin nga qeveria.

Ndiqeni të plotë, videon e publikuar nga kryedemokrati Basha: