Lezhë/ Interpol Roma gjurmon dhe arreston 47 vjeçarin në Kurbin

Në kuadër të operacionit “JAD”, kapet nga policia i kërkuari i Drejtësisë Italiane, i dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”

47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma

Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria, falë një pune të mirëorganizuar policore, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit :

– Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin .

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.