Lezhë/ I vodhën 600 mijë lekë në çantë teksa luante me fëmijët në park, në pranga autorët!

@shutterstock

Policia vë në pranga dy shtetas si autorë të vjedhjes monetare prej 60.000 lekë (të reja) një shtetasi.

Të arrestuarit me preçedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.