Lezhë/ Humb jetën drejtuesi i “Zetorit” në Tale, mjeti i doli nga rruga!

Mëngjesi i ditës së sotme ka qënë fatal për drejtuesin e “Zetorit” në Tale të Lezhës. Sipas njoftimit të Policisë Lezhë, për shkak të daljes së mjetit nga rruga drejtuesi 70 vjeçar ka humbur jetën.

Deklarata e Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.