Lezhë/ Grabitësit e banesave ‘dhurojnë spektakël’…

1027

Grabitjet e banesave në Lezhë për nga numri i episodeve ka gjasë ta kenë kaluar atë të serialit “100 Vitrinat”.

Ky krahasim është me vënd edhe për arsyen se metodat e grabitjeve sa vijnë e bëhen me të sofistikuara dhe spektakolare.

Në shënjestrën e hajdutëve (këta të fundit për një mbrapshti të gjërave këtu në Shqipërinë tonë, thërriten me përkëdheli me termin ‘skifter’) në shënjestrën e tyre pra, janë shtëpitë e emigrantëve.

Gjeto Shabi është pronari i banesës e cila është thyer jo një, por dy herë.

Zoti Shabi shprehet se edhe kuadri ligjor penal në fuqi është në favor të hajdutëve pasi “nëse unë e qëlloj hajdutin me armën time të marrë me leje dhe i shkaktoj dëmtime fizike apo në rastin më të keq i marr jetën, sidoqoftë, në te dyja rastet jam unë ai që shpallet fajtor nga gjykata”, u shpreh ai.

Për detaje të mëtejshme ndiqni materialin filmik të përgatitur nga Televizioni Lezha: