Lezhë/ Gjendet trupi i pajetë peshkatarit që u mbyt në lumin Drin në Ishull-Lezhë

Sot, rreth orës 11:00, pas kërkimeve intensive nga polumbarët e Renea-s, forcat policore të Lezhës dhe ato të Kufirit, u gjet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Drin në det, trupi i pajetë i shtetasit A.Z. 54 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili dyshohet të jetë mbytur më datë 28 Janar 2019 në lumin Drin në Ishull Lezhë .

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.