Lezhë/ Gjendet trupi i pa jetë i një 54-vjeçari tek kthesa e Fabrikës së Letrës

Drejtoria Rajonale Vendore e Policisë Lezhë nëpërmjet njoftimit të saj më të fundit bën me dije se:

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.