Lezhë/ Furgoni përplaset me biçikletën, lëndohet 67 vjeçari

Një person është plagosur si pasojë e përplasjes së një biçiklete me një furgon.

I plagosuri është drejtuesi i bicikletes Pal Kodheli 67 vjec nga Fushe Miloti.
Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Markatomjve në superstraden Lezhë- Laç. Furgoni ka përplasur bicikleten, duke plagosur drejtuesin e saj.

I plagosuri është dërguar menjeherë në spitalin e Lezhës, ndersa policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit deri në sqarimin e rrethanave.