Lezhë/ Deputeti Ndreu prezanton ‘grupin e zjarrit’ …

Deputeti i Lezhës z. Pjerin Ndreu ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook për të publikuar fotot e atij që ai e quan “grupi i zjarrit”.

z.Ndreu nuk i citon emrat e grupit, siç duket ai ka vendosur të flasë përmes fotografive kësaj here.

”Grupi i zjarrit” do të drejtojë strukturën dixhitale të PS-së Lezhë.

E, kur flasim për strukturë dixhitale nënkuptojmë këtu kryesisht rrjetet sociale.

Ja statusi i plotë i deputetit:

Ky eshte grupi i zjarrit qe do merret me strukturen digitale. Keleri eshte aq i qarte sa me jep shprese se jemi ne rrugen e duhur!

Nga fotot e publikuara është thjeshtësisht e kuptueshme arsyeja përse Ndreu nuk i ka shkruar emrat, ata janë të gjithë të identifikueshëm për pothujase çdo qytetar, e aq më tepër nga kupola e PS-së së Lezhës

Ja disa prej tyre:

– Ermal Pacaj

– Keler Sufja

– Besmir Frroku

– Simonela Florini

Nga takimi me strukturen Dixhitale