Lezhë/ Benzi përfshihet nga flakët në Shëngjin, policia jep detajet…

Mesditën e sotme një automjet i tipit Benz është përshirë nga flakët në Shëngjin. Drejtoria Rajonale e Policisë Lezhë ka kryer verifikimet paraprake dhe ka publikuar një njoftim për mediat:

Deklarata e plotë e Policisë Lezhë:

Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.