Lezhë/ Balldren: Drejtuesi i motoçikletës humb jetën si pasojë e përplasjes…

Një përplasje tragjike ka përgjakur mbrëmjen e sotme Kryqëzimin e Balldrenit. 61 vjeçari banues në Torovicë i cili po drejtonte motoçikletën ka humbur jetën për shkak të përplasjes me automjetin tip Ford.

Reshjet e vazhdueshme të shiut, ndriçimi i dobët rrugor, dhe terreni rrëshqitës mund të kenë qënë disa prej faktorëve të riskut që mund të kenë ndikuar në aksident.

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit“