Lezhë/ Aktivizohen sensorët që sinjalizojnë përmbytjet, përpara se ato të ndodhin!

Si pjesë e projektit “3 WATCH OUT”, i financuar nga Programi Interreg Itali-Shqipëri-Mali i Zi, është aktivizuar një shërbim monitorimi hidrogjeologjik për mbledhjen e të dhënave në lidhje me rrjedhjet e lumenjve dhe reshjet e shiut, për të parashikuar dhe parandaluar situatat e rreziku i pranishëm në zonat pilote që janë Rajoni i Puglia-s, Mali i Zi dhe Qarku i Lezhë (Shqipëri).

Rrjeti i instaluar i sensorëve u zhvillua në bazë të njohurive dhe aftësive të fituara nga Mbrojtja Civile e Rajonit të Puglia-s (Partner Lead/ Partner Udhëheqës i Projektit), të cilët ndanë me partnerët e tjerë t ëprojektit përvojën dhe metodologjinë e tyre për të përmirësuar kapacitetin e monitorimit dhe interpretimin e fenomeneve dhe optimizimin e përdorimit të të dhënave në kohë reale për qëllime të mbrojtjes civile.

Objektivi fundor i projektit është instalimit i sensorëve gjithashtu në Bashkinë e Laçit dhe Njësinë Administrative të Shëngjinit, të cilët do të japin paralajmërime në kohë në lidhje me rrezikun e përmbytjes.

I gjithë rajoni i Lezhës është në rrezik nga përmbytja dhe sensorët do të japin informacion në kohë reale për sasinë e shiut, temperaturën, lagështinë e tokës, drejtimin e erës dhe presionin e ajrit.

Përmes një interviste Kryetari i Qarkut Lezhë, Z. Eduard Ndreca, shpjegoi rëndësinë e iniciativës për mbrojtjen e popullatës dhe për mbrojtjen e aktiviteteve bujqësore dhe turizëm.