Lezhë/ Aksident rrugor tek ‘Kryqëzimi i Shënkollit’…(Video)

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të “Kryqëzimit të Shënkollit” në Lezhë. Burime jo zyrtare raportojnë nga vendi i ngjarjes se katër persona dyshohet se janë plagosur.

Në aksident është përfshirë një kamionçinë dhe një makinë e vogël. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Balkanweb ka publikuar bashkë me lajmin edhe videon nga vendi i ngjarjes.

Në minutat vijuese do të publikohet edhe njoftimi i Policisë në lidhje me detajet, rrethanat, dhe të lënduarit në këtë aksident.