Lezhë/ Aksident në Ishull, ndërron jetë rrugës për në spital shtetasi

Deklaratë e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Menjëherë pasi Policia të lëshojë një njoftim të dytë në lidhje me rrethanat dhe autorët e përfshirë në aksident, lajmi do të përditësohet.