Lezhë/ Aksident në Dajç, ndërron jetë 60 vjeçarja

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç, automjeti tip” Benz ” është përplasur me një motoçikletë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.