Lezhë/ Aksident me pasoja te “Ura e Prekanit” në Shënkoll

Një përplasje automjetit me motoçikletën ka qënë fatale në paraditen e kësaj të Diele për drejtuesin e kësaj të fundit. Akoma nuk dihen shkaqet dhe dinamikat e plota të aksidentit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e detajeve.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll.,banues në Lezhë është përplasur me motoçikleten me drejtues F.T.,banues në Shenkollë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit E.Ll.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.