Lezhë/ 3 njësi administrative përfituese të ofertës dimërore të Oshee!

Lezha vijon të ketë problem me energjine elektrike.

3 njësi administrative: Shenkolli, Ishull Lezha dhe Zejmeni janë pa energji prej më shumë se 12 orësh.

E njëjta situatë në Lezhë përsëritet sa herë ka rreshje shiu apo erëra të forta.

Errësira, i ftohti dhe qirinjtë që shkrihen njëri pas tjetrit janë pjesë e ofertës dimërore që Oshee ka rezervuar këto 12 orë për familjet e Shënkollit, Zejmenit dhe Ishull Lezhës.

Ekzistojnë të gjitha gjasat, që të njëjtën ofertë ta përfitojnë edhe fshatrat e tjera, nëse moti i keq do t’ua lejojë.