Lezha vishet me vellon e festave! Kryebashkiaku Frrokaj përcjell urimin për festën e Shën Nikollës

Lezha bëhet gati për festa ndizet pema, qyteti zbukurohet.

Në një atmosfere mjaft të bukur me pjesmarrjen e dhjetra qytetarëve në Lezhë janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes.

Pema e Krishtlindjes është vendosur si dhe vitet e tjera pranë Obeliskut. Qyteti i Lezhës tashmë duket i ndriçuar kjo falë dritave shumëngjyrëshe.

I pranishem në ndezjen e pemes ishte Kryetari i Bashkisë  Z. Fran Frrokaj i cili ka uruar fillimisht të gjithë besimtarët për Festën e Shën Nikollës.

Kryebashkiaku teksa shprehu urimet për sa më shumë festa dhe mbarësi në familjet lezhjane, tha se, Lezha këtë vit do të jetë një qënder e madhe festimesh.

Krahas dritave të vendosura në këtë peme, dekori ndriçues ka prekur të gjitha rrugët kryesore të këtij qyteti.

Ndezja ceremoniale e dritave të pemës është kthyer në një traditë në Lezhë, që shoqërohet edhe me fishekzjarre, një atmosferë e këndshme që shoqëron këtë qytet në prag të festave të fund vitit.