Lezha kryeson listën e gjelbër, pritet të lirohet e para nga masat kufizuese!

©alamy

Ashtu siç është thënë edhe mëparë nga kryeministri i vendit, kalimi në fazën tjetër, në atë të rikthimit në normalitet, do të ndodhë gradualisht dhe mbi bazën e të dhënave statistikore të numrit të të prekurve.

Mbi këtë bazë matjesh, është përpiluar ajo që tashmë po quhet “zona e gjelbër”, ose qytetet e gjelbra, për të treguar kështu, në analogji me sinjalistikën rrugore, ku e gjelbërta simbolizon, lejimin.

Lezha ka më shumë se 2 javë që nuk ka patur raste të reja të të infektuarve me Sars-CoV-2, e për më tepër, të gjithë personat e prekur (14), që të gjithë pra, janë shëruar.

Kjo sigurisht është një meritë e madhe e çdonjërit prej nesh pikësëpari, për mënyrën sesi çdo banor i Lezhës, u tregua i vëmendshëm dhe ndoqi me përpikmëri udhëzimet e higjienës dhe kufizimit të lëvizjes, falë kësaj, koronavirusi në Lezhë është në nivelin zero, e për rrjedhojë automatikisht në listën e gjelbër, që do të thotë se meritojmë të jemi të parët për t’u rikthyer gradualisht në normalitet.

Sigurisht që, Policia e Lezhës, dhe institucionet e tjera lokale kanë patur një rol vendimtar në këtë proces, por në çdo rast përgjegjësia dhe korrektesa qytetare, ashtu siç e dëshmojnë shifrat, ishte në lartësinë e duhur.