Lezha 5 raste me Covid, Mirdita 1, shëndetësia publikon të dhënat

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 111 persona nga të cilët 15 kanë dalë pozitiv. Duke e çuar kështu në 212 numrin e rasteve me COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 persona.

Hartës pandemike i shtohet edhe Mirdita me 1 rast. Pra Qarku Lezhë gjithsej shënon 6 raste të personave të prekur me virusin Sars-CoV-2.

Sa i takon Lezhës, kujtojmë për lexuesin se për 3 ditë radhazi ka mbetur në kuotën e vetëm 4 personave të infektuar me Covid19, duke shënuar një tjetër rast pozitiv në 24 orët e fundit.