Lëkundje tërmeti në Lezhë, raportimet paraprake 5 ballë

Pak minuta mëparë lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë në Lezhë.

Të dhënat paraprake nga faqja Earthquake Now raportojnë për një termet me thellësi 2km dhe magnitudë 5.

Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë 6 km nga Lezha dhe 52 km nga Tirana.

Të dhënat janë paraprake dhe të pa shqyrtuara nga sizmologët.