Lajmi i Fundit/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve

Burgjet nuk po gjejnë paqe. Sot është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani.

“BalkanWeb” mëson se shkarkimi i kreut të policisë së Burgjeve ka ndodhur për çështjen e Ervis Martinaj. Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Martinaj nga spitali Amerikan 2 ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2 dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2 duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.