Lajm i Fundit/ Lëkundje të forta tërmeti në Lezhë

638

Lezhë – Eshtë ora 17:40 dhe banorët vërshojnë lumë në rrugët e qytetit për t’ju shmangur qëndrimit ne banesë nga frika e lëkundjeve të tjera pasuese.

Ishin dridhjet e forta të “griljes metalike” të dyqanit ato që më dhanë sinjal por edhe më futën panikun njëkohësisht, – shprehet një qytetare.

Aktualisht jemi akoma në pritje për të mësuar epiqendrën dhe magnitudën e kësaj lëvizjeje sizmike nga Instituti i Gjeoshkencave, ndërkohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të vëmendshëm në respektimin e normave dhe këshillave të ekspertëve në rastet e lëkundjeve sizmike.

Kujtojmë se jo shumë javë mëparë Shqipëria u prek nga një seri tërmetesh të magnitudave që variuan deri në ato të shkallës së rrezikshmërisë së lartë.