Lajm i Fundit/ Identifikohet 34 vjeçari që mbeti i vrarë sot në Zall-Xhuxhë

“BalkanWeb” ka zbuluar emrin e 34-vjeçarit të vrarë këtë pasdite në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Shtetasi që është ekzekutuar me armë zjarri quhet Eri Zefi, banues në Kurbin.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë “blinduar” zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë Mirditë:

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.