Laç/ 19 vjeçari përfundon në spital, zhduket autori…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash ne Laç, ku një i ri ka mbetur i plagosur ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë: 

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.