Kush është inxhinieri lezhjan që erdhi me grupin e ekspertëve amerikanë?

Ai është modest dhe ecën me një filozofi të përunjur në jetë. Ing. Malvini u ndje në siklet kur i kërkuan të publikonim këtë detaj në lidhje me ardhjen e tij në Shqipëri.

Inxhinier Malvin Ndoci është lindur dhe rritur në Lezhë, ndërsa shkollimin e lartë e ka kryer pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, dhe studimet Master në New York.

Aktualisht Ing. Malvini punon për një kompani amerikane në New York.

Ing. Malvin Ndoci sëbashku me kolegët e tij, i janë përgjigjur menjëherë ftesës së zotit Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, për të ardhur në Shqipëri në mbështjetje të ekspertëve që po kryejnë inspektimet e banesa pas tërmetit.

Duhet të shtojmë gjithashtu, me shumë krenari, që Malvini ishte sëbashku me inxhinierë të tjerë në përbërjen e grupit të ekspertëve amerikanë, sëbashku me Ing. Endiant Martini nga Shkodra, e kolegë të tjerë nga Tirana, Korça, Gjakova, Burreli.

Rasti i Malvinit është paksa i veçantë, pasi është ai rasti tipit kur djali e tejkalon babain në profesion. Ai është pikërisht, i biri i inxhinierit të mirënjohur në Lezhë Pashk Ndoci, situata për të dy ka qënë disi unike kësaj here, pasi aktualisht babai po angazhohet me grupet e inspektimit në terren nëpër Lezhë, ndërsa djali vjen nga Amerika në mbështetje profesionale të specializuar.

Nuk na mbetet tjetër veçse t’i shprehim falenderimet e përzemërta për Inxhinier Malvinit dhe kolegëve të tij që iu përgjigjen menjëherë thirrjes për t’iu gjendur afër me aq sa është e mundur fizikisht dhe profesionalisht Shqipërisë.

Zëri i Amerikës i ka kushtuar vëmendje ardhjes së tyre në Shqipëri me anë të videos së përgatitur enkas të cilën mund ta ndiqni më poshtë: