Ja kush e fitoi garën për zëvendëskryetare e Gjykatës së Lezhës

Gjyqtarja Ulliri fitoi garën përballë Artan Hajredinaj.

Elsa Abaz Ulliri është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në zgjedhjet e zhvilluara në prani edhe të nënkryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) Maksim Qoku, Ulliri fitoi garën përballë gjyqtarit Artan Hajredinaj.

Në përfundim të proçesit të votimit ku u përfshi e gjithë trupa gjyqësore e gjykatës së Lezhës rezultuan 5 (pesë) fletë votimit nga të cilat 5 (pesë) vota të vlefshme dhe 0 (zero) vota të pavlefshme.

Gjyqtarja Ulliri, në rreth.

Elsa Ulliri arriti të marrë katër vota, ndërsa gjyqtari Artan Hajredinaj 1 votë.

Elsa Ulliri është një gjyqtare me përvojë në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka përfunduar shkollën e magjistaturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të më dekretin nr.8353 datë 21 tetor te vitit 2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, gjykatë në të cilën u zgjodh dhe zëvendëskryetare.