“Kur bie në dashni me veten, dhe të duket dynjaja miza”/Me kë e ka deputeti i Lezhës?

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka ngacmuar imagjinatën e qytetarëve, me anë të statusit të tij të fundit.

Ende nuk dihet se kujt i adresohet, por ai flet për një person i cili mendon se është mbi këdo.

Po kështu, deputeti, si për t’i dhënë një “shuplakë”, flet më tej edhe për të paaftë.

Ja çfarë shkruan Ndreu:

Problemi me i madh eshte kur bie ne dashni me veten dhe te duket dynjaja miza ! Aty eshte edhe fillimi i fundit te deliranteve dhe te paafteve ! ” Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo ” e te madhit Dritero Agolli eshte nje liber brilant…!

Kujtojmë lexuesin se metafora e dashurimit me vetveten prej shekujsh identifikohet me atë që quhet Miti i Narçizit, pra ai, Narçizi duke parë reflektimin e vetes në pellgun me ujë, u dashurua aq shumë me të saqë u mbyt në të.

Narçizi nga John William Waterhouse (1903)