Kryetari Rakaj përcjell urimin për lezhjanët, dhe e bën në mënyrën më të bukur…🎉🙏🎄

Urimi i Kryetarit të Këshillit Ernest Rakaj mbart jo vetëm ngarkesë emocionale por të detyron një frymëmarrje shprese. Ai e ka publikuar gjithashtu mesazhin e tij në formën e një videokolazhi të bukur e të përzgjedhur të asaj çfarë ishte 2020-ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ernest Rakaj (@ernestrakaj)

Urimi i Rakajt:

Të dashur bashkqytetarë lezhjanë, kudo që ndodheni, jetoni e punoni, brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë.

Është emocion i bukur ky që buron prej nderit dhe privilegjit që ndjej të përcjell urimet e mia në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Megjithatë, Urimi i këtij viti do duhet patjetër të jetë ndryshe.

Ai do duhet të vijë në përputhje me rezymenë e kësaj 2020-te të çmendur e të çuditshme.

Ndoshta të gjithë do të duhet këtë vit të shprehim:

  • Optimizëm që gjithçka do normalizohet shumë shpejt
  • Kurajo për të gjithë ata që po kalojnë çaste të vështira.
  • Mirënjohje për të gjithë mjekët e infermierët, policët, shoferët, shitësit, vullnetarët, e të gjithë ata që na e lehtësuan të përditshmen tonë.
  • Falenderime për kolegët dhe bashkëpunëtorët që ecën me ne mes vështirësish e të panjohurash.
  • Dashuri për familjarët e miqtë, që na rikujtojnë arsyet pse ja vlen të ecësh përpara.

Asnjëherë si këtë vit nuk ka qënë më e qartë vlera e një përqafimi a shtrëngimi dore. Andaj paçim shpejt sa më shumë të tilla.

I Gëzuar ei Bekuar ardhtë për Ju dhe Familjet Tuaja Viti i Ri 2021!

Ernest RAKAJ