Kryetari i Qarkut Lezhë hap një derë të madhe bashkëpunimi me Rajonin e Lazios

Këshilli i Qarkut është një institucion kulmor në hierarkinë e organizimit të pushtetit lokal në Lezhë.

Është institucioni i cili ka për detyrë parësore ta ketë vëmendjen e shtrirë jo vetëm në kufijtë gjeografikë të Lezhës si qytet, por të Lezhës si Qark, si Rajon, bashkë me Laçin dhe Mirditën.

Si i tillë, është e natyrshme që në përbërjen e tij të ketë ekselentë dhe ekspertë të mirfilltë në fushat e Zhvillimit Rajonal, Social, Ekonomik, Mjedisor dhe Mbrojtjen e Territorit.

Keni një plan me ndikim pozitivi social? Dera për të trokitur është Këshilli i Qarkut.

Keni një biznes me impakt në mjedis? Dera për trokitur është Këshilli i Qarkut.

Do të adresoni çështje që lidhen me mbrojtjen e territorit? Dera për të trokitur është Këshilli i Qarkut.

Përveç atyre që u listuan më lart, ky institucion është pra edhe organi përfaqësues të cilit Bashkimi Evropian i drejtohet sa herë implementohen projekte me fokus Rajonal.

Pikërisht në funksion të kësaj të fundit, Kryetari i Qarkut Lezhë Z. Agron Ivani ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Rajonit të Lazios.

Takimi i zotit Ivanaj është pasqyruar edhe në mediat fqinje, me një artikull dashamirës që del shumë jashtë kornizës së formatit zyrtar.

Faqja zyrtare e Këshilli të Qarkut Lezhë, e ka sjellë të plotë informacionin në lidhje me këtë takim dypalësh:

Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë , z. Agron Ivani me ftese të Shoqatës “Amici Dell’Aquila”, Itali, zhvilloi një vizitë zyrtare tre ditore në Rajonin Lazios.

Promovimi i potencialeve që ofron qarku Lezhë, vizioni dhe objektivat e zhvillimit, forcimi i bashkëpunimit mes dy rajoneve si dhe rëndësia e rritjes së investimeve italiane në Qarkun e Lezhës ishin temat kryesore të vizitës.

Italia mbetet partneri ynë i parë tregtar dhe një nga vendet donatore më kryesore. Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Italisë ka arritur një nivel shumë domethënës që konfirmon Shqipërinë si një partner strategjik për sipërmarrjen italiane dhe si një derë hyrëse për tregun në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kuadër, sipas programit të vizitës, i cili ishte përgaditur me shumë kujdes nga pala pritëse, veçanërisht takimi me sipermarrës të rajonit të Lazios me fokus mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit që ofron tregu shqiptar dhe qarku Lezhë ishte mjaft frytdhënës.

Në këtë takim, zoti Ivani theksoi se midis dy popujve tone, urat dhe themelet e miqësisë e lidhjet janë të shumëfishta, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve tona kanë njohur një ritëm të qëndrueshëm rritës, prania e qenësishme të komunitetit shqiptar në këtë rajon, i cili pas emigrimit të madh të viteve ’90, një ndër të cilët kam qënë edhe unë, ka arritur një shkallë të konsiderueshme të integrimit në Itali, si dhe partneriteti strategjik është një garanci për të vijuar e zgjeruar marrëdhenie e bashkëpunime dy dypalëshe të sukseshme veçanërisht në fushën ekonomike, tregtare, sociale dhe kulturore në nivel rajonal.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani në fjalën tij gjithashtu paraqiti potencialet natyrore e resurset turistike, që së bashku me vendndodhjen gjeografike krijojnë një ndërthurje e jashtëzakonshme për mundësi të forta në investime. Në fund të këtij takimi u dakortësua që një grup prej 20 sipermarres të Rajonit te Lazios të marrin pjesë në një takim/ forum Biznesi ( B2B) të përbashkët i cili do të zhvillohet në Lezhë në muajin Nëntor.
Kryetari i Shoqatës “Amici Dell’Aquila”, zoti Giancarlo Felicioni u shpreh: “ se ishte mjaft i kënaqur për vendosjen e marrëdhënieve me qarkun Lezhës, theksoi se kjo vizitë i shërbeu njohjes së kapaciteteve që ofron Lezha në fusha me interes reciprok dhe vendosjes së prioriteteve të bashkëpunimit.

Në fund të kësaj vizite u vendos që me Këshillin e Qarkut Lezhë të nënshkruhet një Pakt i miqësisë së bashkëpunimit i cili parashikon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimin e nismave të përbashkëta, të projekteve në fusha të ndryshme, shkëmbimin e eksperiencave më të mira në lidhje me turizmin, trashëgiminë kulturore, praktikat më të mira etj.