Kryetari i PD Lezhë bën publik Planin Emergjent me 6 pika!

Pak minuta mëparë në faqen e tij zyrtare Z. Zef Gjoka, Kryetar i PD Dega Lezhë, ka postuar një Plan Emergjence.

Plani që ngjall shpresën, e ka quajtur Z. Gjoka Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, të shpërndarë nga PD, i cili përbëhet nga këto 6 pika:

  1. ULJEN ME 30 LEKË/LITËR ÇMIMIN E KARBURANTEVE

Kursimi për çdo familje është të paktën 3 mijë lekë në muaj. Fermerët përfitojnë ulje të kostos së prodhimit.

2. ULJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIN

Çdo familje përfiton ulje të energjisë 8.3 lekë/kwh për 300 kw e parë.

3. ULJEN E TAKSAVE & TATIMEVE PËR BIZNESIN E VOGËL

Dhjetëra taksa dhe tatime reduktohen në një taksë të vetme. Biznesi paguar vetëm 0,5%të xhiros vjetore. Përjashtohet nga skema vjetore e TVSH-së çdo biznes me xhiro nënë 14 milionë lekë në vit. Pulla në xham do mbajë larg inspektorët.

4. ULET TATIMI PËR BIZNESIN E MADH DHE INDUSTRINË PRODHUESE

Nga 15% tatimfitimi ulet në 9%, duke krijuar mundësi për vende të reja pune.

5. RRITJEN E BUXHETIT PËR MBËSHTETJEN E FERMERËVE

Fermerët marrin në dorë 100 mln euro subvencione direkte mbështetje për prodhimin dhe punësimin në bujqësi. Eliminohen sekserët e korruptuar të qeverisë. 50 milionë euro do jenë për infrastrukturën në fshat.

6. RRITJEN E KUJDESIT PËR PENSIONISTËT DHE FAMILJET NË NEVOJË

Pensioni mesatar do të bëhet 25 mijë lekë në muaj. Familjet në ndihmë ekonomike do të përfitojnë FALAS deri në 200 kw në muaj energji elektrike.