Kryetari i Bashkisë Lezhë prezantoi sot drejtuesin e Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta”

Kryetari i Bashkisë Z. Fran Frrokaj prezantoi drejtorin e Bibliotekës Publike ‘’Gjergj Fishta’’ në Lezhë, Z.Frano Kulli i cili do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

Biblioteka e Lezhës u bë e famshme dhe mori gjithën vëmendjen e kombit kur Znj. Suela Bala ideoi të ashtuquajturën “Biblioteka Lëvizëse”, qëllimi fisnik i të cilës ishte të mbillte dashurinë për librin ngado që shkonte.

“Misioni juaj është përsosja edhe më tej e shërbimit, pasurimit me libra të rinj, rritja e numrit të lexuesve, promovimit të talenteve, ndaj keni gjithë mbështetjen time’’, u shpreh Frrokaj.

Z. Frano Kulli falenderoi kryebashkiakun për besimin e dhënë në drejtimin e bibliotekës, duke shprehur besimin për të bërë më të mirën e mundshme për biblioteken dhe qytetin e Lezhës.

Frano Kulli është një përsonalitet me kontribut të çmuar në fushën e kulturës dhe fushën e medias, ku për këtë të fundit ka pasur post të lartë drejtues, Zv. Kryetar i KKRT si dhe anëtar anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios e Televizionit (KKRT-së), zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kulli ka themeluar, shtypshkronjën “Gjergj Fishta”, e para shtypshkronjë në historinë e qytetit Lezhë.Në vitin 1994 Themelon Entin Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”, në vitin 1995-1996 drejtues i gazetës “Lezha informacion”,viti 1999-2001 Drejtues dhe ortak i TV-“Besëlidhja”

Z. Frano Kulli është kontributor edhe në fushën politike lokale të Lezhës.