Kryetari i Bashkisë Lezhë përcjell urimin dhe zbulon një detaj të veçantë…

Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ka përcjellë urimin e tij me rastin e Fitër Bajramit, por përtej urimit të zakonshëm që shprehet gjërësisht në ditën e Fitër Bajramit, Ndreu ka ndarë edhe një detaj tjetër të cilin e ka formuluar në një kontekst Fishtjan e përbashkues:

“Të jesh i perzier ne familje nga ana fetare dhe krahinore, eshte pasqyrim i asaj qe ky vend perfaqeson në thelb.Sepse vjen natyrshem te shprehja madheshtore e Fishtes, “Ne vertet kemi Bajram e Pashke, por Shqiperine e kemi bashke”. Femijet e mi kane privilegjin qe te festojne Bajram e Pashke dhe te jene verior dhe jugore. Kjo eshte nje nder vlerat qe e ben kete vend me te mirin ne bote!”