Kryebashkiaku i Lezhës: “Turp për ata që po përdorin militantët!”

Kryetari i Bashkisë Lezhë reagoi ashpër. Në orët e vona të mbrëmjes, përmes faqes së tij zyrtare, me dy foto të ndryshme, në kohë të ndryshme, të të njëjtit person, dhe me një tekst ‘fshikullues’ sipër tyre, u shpreh se “po u drejtohet mikrofoni militantëve në një përpjekje të turpshme për të ‘sfumuar’ përpjekjet që po bën Bashkia Lezhë në këto ditë të vështira.”

Lexojeni të plotë reagimin e Ndreut:

Ky zoteria, Festim Meta, qe nuk eshte as pensionist, as shtrese ne nevoje, e as ne hall per asgje pa pike turpi thote qe nuk e ka ndihmu Bashkia. ! I them atij qe e ka intervistu qe e ka gjete me “shume mund”, dhe ketij qe flet brockulla se bashkia nuk ndihmon kategorite e ketij tipi qe nuk ka asnje problem ekonomik!

Turp per ate qe i ka zgjate mikrofonin qe e njeh mire se kush eshte dhe turp per kedo qe perdor militante partiake me sfumu punen gjigande qe po ben Bashkia Lezhe!