Kryebashkiaku i Lëzhës përcjell urimin e tij për natën e ndërrimit të viteve

Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ka përcjellë urimin e tij me rastin e ndërrimit të viteve për faqes zyrtare në Facebook.

“Megjithese dite te veshtira per mua dhe familjen time, uroj per te gjithe te kalojne nje nate te gezuar sonte ne mbyllje te ketij viti te pazakonte dhe me plot veshtiresi. Gjithashtu viti 2021 ardhtë i bardhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne!”

Kryebashkiaku, ndryshe nga urimet e mëparshme, kësaj here ka ndarë me ndjekësit dhe dashamirësit e tij situatën e vështirë që po kalon për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Edhe pse midis rreshtash Ndreu nënkupton së në festimet e këtij fundviti do të jetë mungues për shkak të asaj që u tha më lart, ai ka uruar të gjithë shqiptarët, kudo që të ndodhen, që 2021 t’u vijë i bardhë.