Kryebashkiaku i Lezhës përcjell urimet, dhe zgjedh një simbolikë të veçantë!

Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkës. Ai ka publikuar një urim të veçantë duke përcjellë kështu mesazhin e Pashkës Katolike:

Me Shnet Pashket per te gjithe besimtaret e krishtere shqiptare kudo qe jetojne !
Ringjallja eshte filozofia e te pamundures qe behet e mundur, e shpreses se asgje nuk vdes nese ke besim e optimizem. Sot me shume se kurre ne kemi nevoje per driten e shpreses tek e nesermja.

Pashket jane pikerisht festa e duhur qe na frymezon per tu ringrite me te fuqishem dhe me te forte se kurre !

Zoti i bekofte shqiptaret !

Gjithashtu ai, jo më shumë se një orë mëparë e ka riktheksuar mesazhin e tij, me një tjetër urim, i cili për nga gjatësia përbëhet vetëm nga 5 fjalë, por për nga kuptimësia dhe ngarkesa simbolike është ndoshta gjetja më e bukur që i përshtatet situatës së tanishme.

Ai ka sjellë në vëmendje konceptin e bamirësisë, si mesazh universal, duke cituar fjalën e Jezusit, bamirësit të njerëzimit, i cili kreu aktin final të altruizmit njerëzor, duke dhënë jetën e tij për shpëtimin e njerëzve.

“Ka më shumë gëzim të japësh se sa të marrësh” – Jesu Christ