Kryebashkiaku i Lezhës nuk kursehet: “Mbillni atë pemën, e mos u sillni kot vërdallë”

Në një institucion të rëndësishëm zëvendësohet kryetari.

Ish-kryetari shkon te kryetari i ri dhe në momentin që do të largohet i thotë: ‘Të kam lënë 3 zarfe, kur të kesh vështirësi hapi njëri pas tjetrit me radhë’.

Pas disa muajsh, kur drejtuesi nuk po ia dilte dot më punët ndaj vendosi të hapte zarfin e parë dhe lexoi atë që shkruhej në të: ‘Hidhja fajin atij që ishte para teje’.

Kështu kryetari aktual nisi të thoshte se fajet i kishte kryetari paraardhës, që i la situatën në atë gjendje. Por, me fajësimin e kryetarit të mëparshëm pasi kaluan ca kohë nuk po zgjidhte dot gjë.

Prandaj, pas dy muajsh hap zarfin e dytë, në të cilin ishte shkruar:

‘Bëj një autokritikë dhe shtyje dhe për pak kohë’.

Ndërsa, zarfi i tretë ishte për kryetarin që do të vinte pas tij!

E sollëm për lexuesin këtë histori të shkurtër vetëm për hir të së vërtetës dhe ftohtësisë së fakteve. Nuk kanë kaluar vetëm 2 muaj, por kanë kaluar 15 e kusur muaj dhe Pjerin Ndreu nuk rezulton (në asnjë prej kronikave publike) ta ketë hapur jo të parin, por asnjërin prej këtyre zarfeve, deri më sot.

Ai refuzon, sot e kësaj dite, ta mbështesë retorikën e tij publike duke argumentuar se fajin e kishte paraardhësi. Nuk e bën këtë, edhe pse instinkti politik mund ta tundojë ashtu siç do të tundonte çdo titullar tjetër.

Këtë princip ai e ka respektuar edhe dje, ndërsa reagoi ndaj disa postimeve mbi situatën e krijuar në Torovicë për shkak të reshjeve.

Z. Ndreu nuk u justifikua duke fajësuar tjetrin, por rreshtoi një-për-një ato që ka bërë e po përpiqet të bëjë vetë për Torovicën.

Ndreu po vendos kështu një standart të ri në diskursin politik, duke e çuar atë në një nivel tjetër, aty ku fajësimi i paraardhësit nuk përbën argument, por rreshtimi i punëve të tua sigurisht që po, dhe për këtë meriton vlerësim “cum laude”.

Statusi i plotë i Ndreut:

Sorrollatja e ndonje perfaqesusi te PD ne Torovice bashke me Lul Bashen e pa ate, me kryetar e sekretar te seksioneve te PD eshte imoralitet i paster dhe abuzim me situaten. Ne 2017 me thane banoret qe te pakten ve nje peme te themi se bere nje gje, sepse 8 vite ne pushtet dhe 4 ne pushtet lokal PD nuk mbolli te pakten nje peme.

Per mos t’ju kthy kronikave pafund ne yotube me permbytje kudo, e lenie pas dore nga PD, ju bejme me dije se ekipet e Bashkise jane ne kontakt me banoret dhe problematiken. Qe ne fakt eshte e rende dhe kerkon nderhyrje. Por meqe kerkuan nje peme qe se mbollen ata, ne ju themi se beme:

1-Rrugen Balldre-Torovice qe e lane ne dite te kiametit.

2-Kolektorin kryesor te kanalit kullues qe kalon permes fushea se Torrovices.

3-Vleresim shpi per shpi per demet e termetit dhe likujdimin e shumes per demtimet DS1,DS2,DS3

4-Projekt per rehabilitimin e gjithe zones se pallateve ne qender Torovice.

5-Projekt per rehabilitimin e rruges qe behet fjale, e miratuar tashme ne buxhetin e Bashkise Lezhe.

6-Hapja e gjithe kanaleve te dyta e te treta ne fushen e torovices.

7-Permiresimin e sistemit energjitik ne Torovice ne proces

8-Pako ushqimore per cdo shpi ne gjithe zonen e Torovices gjate pandemise dhe para vitit te Ri.

Tani keta te PD te mjellin ate pemen qe te bejne nje shenje sa sillen kot verdalle!