Kryebashkiaku i Lezhës në Syri TV: “Do të ketë fluks të mirë pushuesish!”

I ftuar në lidhje skype për të folur në lidhje me turizimin për televizionin Syri.

Pyetjeve të gazetare Armela Ferko u është përgjigjur Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu, i cili ka shprehur bindjen e tij se fluksi turistik në Lezhë do të jetë i lartë dhe se që nga ky moment ka tregues që e mbështesin këtë fakt.

Një tjetër çështje me rëndësi e cekur nga gazetarja lidhet me faktin e çuditshëm përse baret dhe restorantet do të hapen me 18 Maj ndërsa hapja e sezonit turistik u shty për datën 2 Qershor nga ministri Klosi.

Ndiqeni të plotë intervistën e Ndreut për Syri TV.