Kryebashkiaku i Lezhës në Kosovë, takime intensive me fokus turizmin

Kryetari i Bashkisë Lezhë ka kryer ditën e sotme një tour intensiv në Kosovë me fokus turizmin.

Siç kuptohet nga publikimet në faqen zyrtare të tij, axhenda ka qënë e përgatitur mirë me detaje paraprakisht, pasi në skuadrën e kryebashkiakut kanë qënë pjesë e staff-it të tij përfshirë edhe nënkryetarin Pacaj.

Në fillim të vizitës së tij Ndreu ka kryer një takim në ambasadën shqiptare në Kosovë, po ashtu më pas me përfaqësues të LVV, për të vijuar më tej në Presidencë ku është pritur nga Presidenti Thaçi.

Në përfundim të vizitës në Kosovë Ndreu sëbashku me staff-in dhe disa operatorë të rëndësishëm ekonomikë në Lezhë kanë patur gjithashtu një tryezë bisedimi me Odën Ekonomike, tryezë në të cilën, mësohet të jetë diskutuar kryesisht për turizmin.