Kryebashkiaku i Lezhës në AbcNews: “Shëngjini këtë vit ashtu siç nuk ka qenë ndonjëherë!”

I ftuar në studion e Abc News, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka folur për situatën e pandemisë.

Sezoni turistik pritet të hapet së shpejti, ndërsa Ndreu tha se janë duke punuar me skenarët se si do të funksionojnë plazhet.

Kryebashkiaku u shpreh se në Shëngjin do të bëjnë këtë vit diçka që nuk është bërë ndonjëherë. Siç thekson ai pastërtia do jetë sfida e tyre për këtë vit, dhe do të largojnë koshat e mbeturinave nga zonat hoteliere.

“Unë kam shumë shprese. Ne do të mundohemi të zbatojmë protokollin, po mundohemi të ndërtojmë një skenë bashkë. Ne do të bëjmë një gjë që nuk është bërë asnjëherë në Shëngjin. Pastërtia do jetë sfida jonë në këtë sezon. Në kohë të plazhit ka qenë një katastrofë. Këtë vit do të bëjmë një skenë të re. Do të heqim koshat e mbeturinave në zonat hoteliere. Dhe do të lëmë një orë që të nxjerrin mbetjet të paketura. Dhe nëse do të konstohet se një biznes do ndotë ambientin do të mërren masa për biznesin. Kjo është e prerë. Pak kosha do të ngelen vetëm në qendër të qytetit dhe ato do të jenë të monitoruara”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës me Juli Xhokaxhi, Ndreu u ndal edhe tek situata politike në vend. Teksa sot është afati i fundit për të përfunduar Reformën Zgjedhore, sipas Ndreut një produkt do të ketë.

“Që do ketë një produkt as nuk diskutohet. Produkti nuk do vijë me përqafime dhe kjo dihet. Kombinimi i ideve nga katërshja nuk është në një. Secili ka mënyrën e vet të të menduarit. Produkt do ketë. Unë dëgjova debatin për teknologjinë. PS nuk është kundër por a është koha e mjaftueshme të implementohet kjo teknologji”, deklaroi Ndreu. /abcnews.al