Kryebashkiaku i Lezhës dyfish kryetar! Voltana Ademi pas shkarkimit:”Goditje demokracisë vendore!”

Që në Lezhë e thërrasin të gjithë Kryetar është normale, sepse është kryebashkiak, por nga sot, Pjerin Ndreun do ta thërrasin kryetar edhe kryetarët e të gjitha bashkive të vendit.

Ai do të përfaqësojë Lezhën si kryesuese e Shoqatës së Bashkive i zgjedhur nga asambleja e thërritur ditën e sotme e kësaj shoqate.

Kryesuesja e pararendëse e kësaj shoqate ka qënë Znj. Voltana Ademi e cila u shkarkua nga kjo detyrë.

Ajo u shpreh se Shoqata konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi madhore për integrimin e vendit duke u zotuar se do të çojnë deri në fund vullnetin për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Shqyrtimi dhe vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, është një ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, kushte të dakordësuara në takimin e Ministrave për Europën.”

Ndërkaq vetë Ndreu ka sqaruar se nuk është koha as vendi të merremi me fantazira se çfarë do të thojë Gjykata Kushtetuese por duhet të përveshim mëngët sepse kjo shoqatë ka të paktën 2 vite që as nuk ka zhvilluar një mbledhje.

Reagimi i tij:

Nuk merremi me fantazira se ç’thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqatë që vepron dhe është shoqatë Bashkish jo kryetarësh, kush do kryetar që vjen nesër përfaqësohet në Komitetin drejtues dhe asamble, këtu nuk kanë të bëjnë emra, por Bashkia dhe nuk ka të drejtë askush që ta privatizojë, vendimmarrja është sipas statusit që ka shoqata dhe kjo është e qartë dhe e padiskutueshme“, deklaroi Ndreu.