Krybashkiaku i Lezhës prezanton Administratorët e rinj, ja kush janë ata…

Kryetari i Bashkisë Z. Pjerin Ndreu ka bërë publikë emrat e administratorëve të Njësive Administrative të Bashkisë Lezhë.

Nga një vëzhgim i shpejtë i listës së Administratorëve të rinj bie në sy respektimi me përpikmëri i kuotave gjinore, pra kemi 3 gra nga 6 administratorë gjithsej të prezantuar deri tani.

Ndoshta është e parakohshme ta quajmë të çuditshme por nuk kishte sesi të mos vërehej fakti se Ndreu prezantoi vetëm 6 administratorë, ndërkohë që Bashkia Lezhë ka plot 9 Njësi.

Për njësitë Kolsh, Ungrej dhe Kallmet akoma nuk është bërë prezantimi i Administratorëve.

Në ditët pasuese Lezha News do të mundësojë publikimin e një jetëshkrimi më të gjatë për secilin nga emrat por me synimin për të krijuar një ide të përgjithshme për lexuesin, kësaj here po i publikojmë ashtu siç i prezantoi kryebashkiaku Ndreu.

Znj. Lina Guri, mësuesja e nderuar do të drejtojë njësinë Administrative Shënkoll

Znj. Lina Guri

Z. Gjergj Malshi, drejtues me eksperience, rikthehet per te vazhduar punen e mire aty ku e la ne mes, ne njesine Administrative Zejmen

Z. Gjergj Malshi

Z. Gentian Malotaj, juristi ekselent, punëtori qe i duhet njësise Administrative Shëngjin

Z. Gentian Malotaj

Z. Sander Marashi, i lindur dhe rritur me hallet dhe problemet në njesine Administrative Balldren, punëtor dhe i saktë

Z. Sandër Marashi

Znj. Luiza Marku, e shkolluar dhe e edukuar, do jetë drejtuesja që duhet në njësine Administrative Blinisht

Znj. Luiza Marku

Znj.Majlinda Miloti, energjike, punëtore dhe e drejtë, do të drejtojë njësine Administrative të Dajçit

Znj. Majlinda Miloti

“Punë e madhe na pret, bashkë do ja dalim.”, është fraza me të cilën Kryetari i Bashkisë  e ka përmbyllur prezantimin e tij.