Kronikë e një e surprize të paralajmëruar! Ja cila parti mori copën e madhe të tortës…

Ndryshe nga kandidati socialist i cili mori rreth 1000 vota më pak se e gjithë pjesëmarrja në votime në favor të tij, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë vetëm 35% që i përkthyer në karrige Këshilli do të jenë 14 ose 15 të tilla.

Supriza e paralajmëruar ka të bëjë me një parti jo fort të trumpetuar në zgjedhjet e mëparshme, bëhet fjalë për PUK – Partia e Unitetit Kombëtar, e cila është mbështetur nga mbi 20% e votuesve, që e përkthyer në karrige Këshilli do të jenë 8 apo 9 vende të tilla.

Partia e tretë më e votuar për Këshillin Bashkiak të Lezhës është Partia Social Demokrate e cila ka arritur të mbështetet nga 14% prej votuese të 30 Qershorit, të cilat të përkthyera në vende Këshilli janë 6 ose 7 vende të tilla.

Në përfundim, kjo do të thotë se shumica e Këshillit të Bashkisë Lezhë, prej 21 këshilltarësh, mund të arrihet me vetëm një martesë, ose PS + PSD ose PS + PUK.